Ju duhet ndihme? Chat online
Albanian English Македонски
Rreth nesh | Newsletter | Kontakt | Partner login | B2B
facebook twitter Google+ YouTube YouTube

Filtro rezultatet e kerkimit

Krijo pushimet e tua - Per cfare jeni te interesuar?

E rekomanduar nga Vas Tour

  • Radika Resort & Spa 5yje

    Radika Resort & Spa 5yje, Mavrovo

    Hotel Radika ndodhet ne pjesen perendimore te Republikes se Maqedonise ne zonen e
    Mavroves.
    Cmimi nga: 38.90 EUR
    Zbulo me shume
  • Shqiperi - Rumani

    Shqiperi - Rumani,

    Versioni me Bus: Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Diele, 19 Qershor 2016 21:00| Lion, France - Stade des Lumieres.
    Cmimi nga: 449.00 EUR
    Zbulo me shume
  • Paradise Island Resort & Spa 4yje

    Paradise Island Resort & Spa 4yje, Maldive - Male

    Hoteli qe ne gjuhen lokale quhet edhe Lankanfinolhu eshte i lokalizuar 9.6 km nga Aeroporti Internacional i Males.
    Cmimi nga: 128.80 EUR
    Zbulo me shume
  • France - Shqiperi

    France - Shqiperi,

    Versioni me Bus. Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Merkure, 15 Qershor 2016 21:00Marseille, France - Stade Velodrome. 
    Cmimi nga: 449.00 EUR
    Zbulo me shume
  • Shqiperi - Zvicer

    Shqiperi - Zvicer,

    Versioni me Bus. Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Shtune, 11 Qershor 2016 15:00Lens, France - Stade Felix Bollaert.
    Cmimi nga: 690.00 EUR
    Zbulo me shume
  • France - Shqiperi + Shqiperi - Rumani

    France - Shqiperi + Shqiperi - Rumani,

    Versioni me Bus: Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Merkure, 15 Qershor 2016 21:00Marseille, France - Stade Velodrome. 
    Cmimi nga: 980.00 EUR
    Zbulo me shume
  • Shqiperi - Zvicer

    Shqiperi - Zvicer,

    Versioni me Avion. Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Shtune, 11 Qershor 2016 15:00 Lens, France - Stade Felix Bollaert.
    Cmimi nga: 990.00 EUR
    Zbulo me shume
  • France - Shqiperi.

    France - Shqiperi., Marseille

    Versioni me Avion. Bileta e ndeshjes + hotel + transport ! E Merkure, 15 Qershor 2016 21:00Marseille, France - Stade Velodrome. 
    Cmimi nga: 950.00 EUR
    Zbulo me shume
  • Holiday Inn Kandooma Maldives 4yje

    Holiday Inn Kandooma Maldives 4yje, Maldive - Male

    Holiday Inn Resort Kandooma,ju mirepret per te ju zbuluar parajsen e ishullit tropikal. Vetem 40min me speed boat eshte distance e resortit nga aeroportit I Males. Resorti posedon 2 tipe dhomash: Beach Villa dhe Garden Villa. Beach villa, edhe sipas emrit jane dhomat qe gjenden shume prane detit. Pamja e jashtezakonshme qe ofrohet per mes tyre do te beje pushimin tuaje dhe me relaksues,ne kete ambient modern dhe freskues, I persosur per nje aventure tropikale.

    Cmimi nga: 162.15 EUR
    Zbulo me shume
  • Royal Island Resort & Spa 5yje

    Royal Island Resort & Spa 5yje, Maldive - Male

    Resorti qe ne gjuhen lokale quhet Horubadhoo eshte i lokalizuar ne ishullin Baa Atoll 
    (50 ishuj). 118 km ne Veri - Perendim nga Aeroportit Internacional i Male.
    Cmimi nga: 121.32 EUR
    Zbulo me shume
  • Sun Island Resort & Spa 4yje

    Sun Island Resort & Spa 4yje, Maldive - Male

    Resorti qe ne gjuhen vendase quhet edhe Nalaguraidhoo, ndodhet 107 km nga Aeroporti Internacional i Male, 2h e 30 minuta me Speedboat ose 35 minuta me Seaplane. Ai eshte i lokalizuar ne pjesen jugore te ishullit Ari Atoll. Ka nje gjatesi 1.6km dhe gjeresi 440m.
    Cmimi nga: 90.85 EUR
    Zbulo me shume
  • Alpina Hotel 4yje

    Alpina Hotel 4yje, Mavrovo

    Hoteli ndodhet ne qender te Mavrove ne Republiken e Maqedonise, dallohet per nje arkitekture te vecante dhe te tipit malor, ofron kushte bashkekohore per te kaluar pushime active gjate gjithe vitit.
    Cmimi nga: 35.10 EUR
    Zbulo me shume
  • Vihren Palace 4yje

    Vihren Palace 4yje, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te Banskos, 4 minuta larg qendres se qytetit,
    Cmimi nga: 42.55 EUR
    Zbulo me shume
  • Mura Hotel 3yje

    Mura Hotel 3yje, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te skive te Banskos, 15 min larg gondola lift, dhe  300 m larg qendres se qytetit.
    Cmimi nga: 21.85 EUR
    Zbulo me shume
  • Sunrise Hotel 4yje

    Sunrise Hotel 4yje, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te Banskos, afer qendres se Skive, 
    Cmimi nga: 21.85 EUR
    Zbulo me shume
  • Strazhite Hotel 4yje

    Strazhite Hotel 4yje, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te Banskos, 300 meter larg Gondola lift, duke ju ofruar mundesi per pushime dimerore relaksuese.
    Cmimi nga: 43.70 EUR
    Zbulo me shume
  • Premier Luxury Mountain 5yje

    Premier Luxury Mountain 5yje, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen e Banskos, afer Malit Pirin, ne nje nga resortet me te kerkuara te skive,

     

    Cmimi nga: 34.50 EUR
    Zbulo me shume
  • Mura Hotel 3yje - All in one pack

    Mura Hotel 3yje - All in one pack, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te skive te Banskos, 15 min larg gondola lift, dhe  300 m larg qendres se qytetit.
    Cmimi nga: 207.90 EUR
    Zbulo me shume
  • Strazhite Hotel 4yje - All in one pack

    Strazhite Hotel 4yje - All in one pack, Bansko

    Hoteli ndodhet ne zonen turistike te Banskos, 300 meter larg Gondola lift, duke ju ofruar mundesi per pushime dimerore relaksuese.
    Cmimi nga: 301.40 EUR
    Zbulo me shume
  • Pirin Hotel 4yje

    Pirin Hotel 4yje, Bansko

    Hotel Pirin ka perfitime nga vendodhja e mrekullueshme ne qender te rezortit te skive. Ofron sherbim dhe ambjent tradicional.
    Cmimi nga: 37.95 EUR
    Zbulo me shume
Informacion Rezervo Hotel Programe Kulturore Eksperiencat Qytetet kryesore
  • Italia

    Kryeqyteti: Roma
    Siperfaqja  : 301,230 km². 
    Popullsia: 60 626 442 
    Zona kohore : GTM +1 (GTM+2 ne vere) 
    Gjuha zyrtare : Gjuha italiane 
    Pavarsia: 17 Mars 1861
    Festa kombetare: 17 Marsi
    Forma e qeverise : Republike parlamentare 
    Valuta: Euro
    Prefeksi telefonik:0039


    Gjeografia

    Italia (zyrtarisht Republika Italiane, italisht Italia respektivisht Repubblica Italiana) është shtet në pjesën jugore të Evropës, në Gadishullin Apenin. Pjesë e këtij vendi janë dhe ishujt në Detin Mesdhe, si Sicilia dhe Sardenja. Në Alpet e larta në veri të saj gjendet kufiri me Francën, Zvicrën, Austrinë dhe në brigjet eAdriatikut kufizohet nga Sllovenia. Në brendësi të këtij shteti gjenden dy shtete të vogla: Vatikani dhe San Marino.
    Vija bregdetare e Italisë është 7,600 km e gjatë ndërsa kufiri tokësor 1,932.2 km i gjatë.


    Klima

    Klima e Italisë është mesdhetare. Në pjesën veriore alpine dhe atë jugore qendrorë zotëron klima kontinentale.
    Pjesa më e madhe e relievit është terren i vrazhdë dhe malor. Përgjatë bregdetit terreni është i ulët dhe i rrafshët. Në Itali shtrihen Alpet dhe Apeninet, kurse ultësira më e rëndësishme është ultësira e Lombardisë ku rrjedh lumi Po. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregut të detit Mesdhe (0 m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,749 metrave pika e dytë më e lartë e Malit të Bardhë

    Demografia
    Në vitin 2003 Italia ka pasur gjithsej 57.998.353 banorë, dhe dendësi 196 banorë në km². Pas 6 vitesh arriti një popullsi prej 60.114.021 banorë, dhe dendësi 199,5 banorë në km². Italia në aspektin gjuhësor dhe fetar është kryesisht homogjene, por në aspektin kulturor, ekonomik dhe politik e larmishme.
    Në Evropë është e pesta për nga dendësia e popullsisë (196 b. Në km²). Në Itali nuk ka shumë pakica. Më e madhja është pakica gjermane në Tirolin Jugor, slloven rreth Triestës, Shqiptarë (arbëreshët) në Kalabri dhe Siçili etj.
    Në Itali besimi me i madh është Katolicizmi me mbi 90 % të popullsisë por ka edhe konfesione tjera te vogla te cilat janë kryesisht te ardhura nga emigrantet e jashtëm.

    Kultura
    Italia nuk ka ekzistuar si shtet deri më 1861 kur u bashkua. Për shkak të këtij bashkimi të vonuar, dhe autonomisë historike të regjioneve që tani e përbëjnë Gadishullin italian, shumë tradita dhe kultura që tani identifikohen si Italiane mund të identifikohen nga regjionet nga kanë ardhur. Me gjithë izolimin social dhe politik të këtyre regjioneve, kontributet e Italisë në trashëgiminë kulturore dhe historike të Evropës mbeten shumë të mëdhaja. Italia është vendi me më së shumti trashëgimi kulturore në UNESCO (41 deri më tani)

    Ekonomia
    Për nga vëllimi ekonomik Italia bën pjesë në 7 shtetet më të industrializuara te botës dhe e katërta ne Evropë. Pozita gjeografike e Italisë është e lidhur ngushtë me detin gjatë tërë historisë së saj, duke ushtruar ndikim të rëndësishëm dhe vendimtar në zhvillimin e saj.
    Në truallin e Italisë lind Perandoria Romake, e cila tregoi tërë atë fuqi dhe ndikim në një pjesë të madhe të kontinentit tonë. Shkatërrimi i saj, më vonë edhe copëtimi në shumë shtete feudale, ekonomisë së Italisë nuk i ka dhënë fuqi unike.
    Italia hyn në kategorinë e shteteve të Evropës në të cilët frytet e revolucionit industrial arrijnë vonë, përkatësisht kah mesi i shekullit XIX.
    Etapa më e rëndësishme e ekonomisë së Italisë fillon prej vitit 1950. Investimet e kapitalit të huaj, e në radhë të parë i ShBA-ve, i kanë mundësuar që shpejt të rimëkëmbet ekonomia e shtetit.
    Krahas këtyre ecurive, lindin gjigantët industrialë, siç janë : industria e gomave “Pireli", e automobilave "Fiat", e tekstilit "Armani", industria kimike “Monte Catini”, etj. Gjithashtu Italia ka shumë të zhvilluar turizmin. Mirëpo, kontrastet ndërmjet Veriut dhe Jugut, që janë shfaqur si pasojë e rrethanave të ndryshme historike, edhe pse ndihet tendenca e zvogëlimit, ende paraqesin problemin më serioz të shtetit.Sot Italia bën pjesë ne ato shtete qe ka një raport te mire përsa i përket eksporteve ku me kryesoret përmendim prodhimet industriale si ato te makinave,prodhimet ushqimore, apo dhe ato të tekstileve.
    Qysh prej 1 janarit te vitit 2002 Italia është bërë pjesë e eurozonës, pra bën pjesë ne ato shtete evropiane që përdor euron si monedhë. Kjo ka bërë që të lihet pas një histori e gjate me monedhën e para 2002 liretën qe herë pas herë ishte bërë pre e spekulimeve te shumta duke krijuar dhe uljen e vlerës së saj.



  • Roma 
    Roma është kryeqyteti i Italisë, kryeqyteti i Lazio (Latinisht: Latium) dhe qyteti kryesor i provincës së Romës. Me mbi 2.700.000 banorë në 1,285.3 km2 (496,3 sq mi), ajo është edhe qyteti më i madh dhe më i populluar i vendit dhe prinderve. Qyteti është i vendosur në pjesën qendrore-perëndimore të gadishullit italian, në lumin Tiber brenda rajonit Lazio të Italisë. Historia e Romës së përfshin dy e gjysmë mijë vjet. Ajo ishte kryeqyteti i Mbretërisë romake, Republika Romake dhe Perandorisë Romake, e cila ishte fuqia dominuese në Evropën Perëndimore dhe tokat në kufi Mesdheut për më shumë se shtatëqind vjet nga pes 1 shekulli e deri në shekullin e 7-të dhe qyteti konsiderohet si një nga birthplaces e qytetërimit perëndimor. Që nga shekulli 1 AD Roma ka qenë selia e papatit dhe, pas përfundimit të dominimit bizantine, në shekullin e 8-të ajo u bë kryeqyteti i Shteteve të Papës, e cila zgjati deri në 1870. Në 1871 Roma u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Italisë, dhe në vitin 1946 që i Republikës italiane. Pas Mesjetës, Roma u qeveris nga papë të tilla si Alexander VI dhe Leo X, i cili shndërruar qytetin në një nga qendrat kryesore të Rilindjes Italiane, së bashku me Firence. Version i tanishëm i bazilikës së Shën Pjetrit u ndërtua dhe Sistine Chapel u pikturuar nga Michelangelo. Artistë të famshëm dhe arkitektë, të tilla si Bramante, të Bernini dhe Raphael banuar për disa kohë në Romë, duke kontribuar për të Rilindjes e saj dhe arkitekturën barok. Roma është renditur nga GaWC në vitin 2010 si një beta + e qytet botëror, si dhe 28 të qytetit më të rëndësishme globale. Në vitin 2007, Roma ishte e 11-më-qyteti i vizituar në botë, 3 më të vizituara në Bashkimin Evropian, dhe tërheqje më të njohura turistike në Itali. Qyteti është një nga të Evropës dhe më të suksesshme në botë qytetit "markave", si në aspektin e reputacionit dhe pasuritë. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si një Site Trashëgimisë Botërore. Monumentet dhe muzetë tilla si Muzetë e Vatikanit dhe Colosseum janë ndër destinacionet e 50 më të vizituara në botë turistik (të Muzetë e Vatikanit marrjen 4.2 milion turistë dhe Colosseum marrin 4 milionë turistë çdo vit). Roma priti 1960 Lojërat Olimpike Verore.



    Milano 
    Milano njihet si kryeqendra evropiane si dhe metropol ekonomie ,qendër e rëndësishme e urbanizmit dhe aqitekturës si dhe djep i kulturës ,artit dhe modës si dhe dizajnit industrial bashkë me Parisin,Londrën dhe Nju Jorkun. 
    Milano është qyteti më i madh në regjionin e Lombardisë , njëherit është komuna e dytë në Itali për nga popullata pas Romës . Në Milano jetojnë 1.311.741 banorë duke qenë kështu qendra më e popullzuar në Evropë dhe njihet si qendra më e frenkuentuar me linje metropolitane në Itali dhe më gjerë . Milano me një sipërfaqe prej 183,77 km2 gjendet 25 km në lindje të lumit Ticino, 25 km në perëndim të lumit Adda,35 km në veri të lumit Po dhe 50 km në jug të liqenit Como dhe të kufirit Zvicran. Klima e qytetit është gjysëm continentale, dimrat janë të ftohta dhe me lagështi,kurse vera ë shtë e nxehtë dhe me lagështi ajri ku mbretë ron kryesisht ajër i rëndë . Milano njihet si kryeqendra evropiane si dhe metropol ekonomie ,qendër e rëndësishme e urbanizmit dhe aqitekturës si dhe djep i kulturës ,artit dhe modës si dhe dizajnit industrial bashkë me Parisin,Londrën dhe Nju Jorkun. Monumentet kulturo-artistike dhe vendet interesante të qytetit. Monument kryesor dhe simbol i qytetit janë katedralet e Santa Maria Nascente e cila njihet me emrin Duomo si qendër e jetës kulurore dhe ekonomike dhe pikë takim i turistëve nga e gjithë bota. Në afërsi të saj ndodhet Teatri i mirënjohur Teatro alla Scala,njëri ndër teatrot lirik më të njohur në botë . Aty ndodhet edhe galeria Vittorio Emanuele II e mbuluar me hekur dhe qelq me një stil ekletik.Momunemnt tjetrë me rëndësi është edhe Kështjella Castello Sforzesco, pastaj basilica di Sant Ambrogio, kisha Santa Maria delle Grazie. Si ndërtim modern dhe interesant llogaritet stacioni qendror Milano centrale e cila ka një hapsirë të madhe e pasur me hekurudha dhe linja metropolitane si dhe stadiumi Giuseppe Meazza. Qyteti është i pasur me muze dhe galeri artesh,më e famshmja është Pinacoteca di Brera në të cilën vijn opera të shekullit të XIV dhe shek.XX pastaj muzeu Poldi Pezzoli ,muzeu Castello Sforzesco etj. Milano njihet edhe për nga sistemi më i madh kabllovik në Europë ,për nga lidhjet e mëdha mediatike si tv,radio,madje shtypi i përditshëm ,periodik. Në qytet gjendet Mediaseti një degë e Rai,Sky,Mtv,Odeon ,Telelombardia si radio stacione lokale e rajonale.Selinë në Milano e ka gazeta La republica,Corriere della sera,Panorama,Tutto Sport, La Stampa e shumë e shumë të tjera. Milanezët njihen si njerëz të pasionuar pas leximit ,këtu kemi parasysh numrin e bibliotekave të qytetit të cilat janë të vizituara dhe të frekuentuara nga qytetar e studentë .Në Milano ndodhen 5 Universitete publike dhe 7private. Nga gjiri Milanez kanë dalë muzicent,artist dhe këngëtar të njohur të cilët Italinë e kan afirmuar nëpër Evropë dhe më gjërë. Moda dhe dizajni industrial. Që nga vitet e 80-eta Milano bëhet e njohur si Qyeti i modës dhe bashkë me Parsin është kryeqyteti botëror i modës .Këtu e ka selinë edhe Dhoma kombëtare e modës Italiane e cila meret me zhvillimin dhe afirmimin e vlerave të stilistëve të rinj madje duke i afirmuar edhe në botë . Në Milano gjejmë laramani të veshjeve dhe stileve,me kreator dhe stilist të njohur përplot shije dhe sharm.
    Milano së bashku me Torinon janë të njohura për nga dizajni industrial,çdo vit realizohet panairi i mobiljeve ;java e dizajnit industrial . Panairi i njohur quhet Saloni ndërkombëtar i mobiljeve.Gjithashtu edhe fabrikat dhe ndërmarjet e ndryshme eksportojnë nëpër botë dizajnin italian.
    Sporti:Në metropolin e quajtur Milano vend të rëndësishëm zënë edhe diciplinat sportive si :atletika-maratona,automobilizmi dhe Ferari janë sinonim i Milanezëve ,garat motoristike , çiklizmi, volejbolli gjithashtu janë të pëlqyera, por më së shumti qyteti i Milanos shquhet për nga tifozeria e madhe e magjisë së futbollit . Pikërisht në këtë qytet bastioni më i madh i të gjithë grupmoshave janë dy skuadrat e mrekullueshme me nam në itali dhe në Evropë ,Milani dhe Interi.Janë dy rival në një qytet të cilët me lojën e tyre stërmbushin me publik tribunat e stadiumit në San Siro;Giuseppe Meazza.



    Venecia
    Venecia është një qytet në pjesën verilindore të Italisë në breg të Detit Adriatik, është kryeqyteti i rajonit Veneto dhe iProvincës së Veneciës. E mban emrin La Serenissima, çfarë do të thotë E Qeta. 
    Qyteti ka rreth 270,000 banorë dhe është bashkë me lagunën e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1987. Gjatë një mijëvjeçari Venecia ishte si Republika e Veneciës një nga fuqitë më të rëndësishme politike dhe ekonomike si dhe një nga qytetet më të mëdhenj tëEvropës, deri në vitin 1797 kur përfundoi pavarësia. Fisnikëria e saj, që dominonte politikisht, kontrollonte gjatë një periudhe të gjatë tregun ndërmjet Evropën perëndimore dhe Detin Mesdhe lindor. Venecia përfitoi nga tregu me mallra luksoze, erëza, kripë dhe grurë, dhe u zhvillua në qendrën më të madhe financiare. Qyteti i vjetër i Veneciës është një qytet në ujë. Ai përbëhet nga 121 ishuj, ndërmjet të cilave kalojnë matanë kanale me gjerësie të ndryshme. Mirëpo që nga shekulli XIX kanalet u mbushën me dhe ose u mbyllüen për transportin ujor. Ky kontrast midis transportit tokësor dhe ujor vazhdon deri sot. Shumica e kanaleve kalohen pak ose fare më me varkë. Vetëm në Canal Grande dominon transporti ujor. Çdo ishull ka së paku një shesh, që formon qendrën e komunikimit, transportit dhe tregut. Ish-qendra e fuqisë, sheshi Piazza di San Marco, rrethohet nga ndërtesa publike, si Palazzo Ducale dhe magjistratat ndërtimore (it.Procuratia di San Marco), por edhe nga bibliotekë e muzeume, katedralen (it.Basilica di San Marco) dhe kambanaren e Shën Markut (it. Campanile di San Marco). Jombrojtja e kësaj qendre qeveritare nga mure rrethuese demonstronte jocenueshmërinë e qytetit të Veneciës. Kjo gjuhë simbolike kishte fuqi sugjerimi të madh tek njerëzitë, qytetet e cileve ishin të mbrojtur nga mure, kulla dhe hendeqe. Rreth kësaj zone thelbësore gjendeshin ishuj të shumtë, të cilat që nga mesjeta kishin detyrat e veta: një ishull për varrezat (San Michele), për fryrës xhami (Murano) dhe për prodhim të perimeve (Sant'Erasmo). Venecia zotëron 175 kanale me një gjatësie totale prej afër 38 kilometrash. Ato përdoreshin për transportimin e mallrave. Arteria kryesore e trafikut është Canal Grande.
    Para ristrukturimit të lagunës uji në kanalet nuk rrinte konstante, por rritej dhe ulej çdo gjashtë orë. Dallimi i baticave ishte megjithëse vetëm 60 centimetra. Me instalimin e një sistemi të rafinuar, por intensive në punë, me rregullore të ujtit dhe një autoritet përgjegjëse cirkulimi i ujtit u sigurua, i cili pastronte qytetin dhe ujin. Po aq të rëndësishme si kanalet janë 444 urat të Veneciës (numër i pretenduar). Deri në vitin 1480 ato ishin nga druri por u zëvendësuan me sukses nga guri. Shumë ishin rrafshë të ndërtuar për të mundësuar kalimin e kuajve dhe qerreve. Ura më e gjatë me një gjatësie prej afër 3.5 kilometra është Ura e Lirisë (Ponte della Libertà) i cili lidh qytetin e vjetër me kontinentin.



    Firence 
    Ai është një qytet i Italise qendrore me rreth 370,000 banorë. Ajo është kryeqyteti i Toskanësdhe Provincës së Firencës. Në mesjetë qyteti ishte një qendër e rëndësishëm kulturale, tregtare, ekonomike dhe financiare. Si qendër e rëndësishme universitare dhe e mbrojtur nga UNESCOqë nga viti 1982, Firenca konsiderohet si vendlindja e Rilindjes dhe njihet si një nga djepet i artit e arkitekturës. Firenca quhet si një nga qytetet më të bukura të botës fal monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj, si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi, Ponte Vecchio, Piazza della Signoria, Palazzo Pitti dhe Palazzo Vecchio. Në Firence kalon lumi Arno, i cili për banorët e saj ka patur dy anë të medaljës. Ishte i rëndësishëm për furnizimin e njerëzve nga tregtia, por edhe sillte vuajtje e shkatërrim nga përmbytjet. Në veri të qytetit shtrihen Malet Apenine, ndërsa në jug gjenden kodrat e buta të Chiantit ku prodhohen verërat të famshëm të Firencës. Qyteti i vjetër i Firencës pasqyron performancat të shquara të qytetit në fushën e arkitekturës. Këtu u ngritën të shumta ndërtime nga koha e Rilindjes së herët deri në qeverisjen e Medici në shekujt të XV. dhe XVI., të cilat tregojnë rëndësinë ekonomike dhe kulturore të fortë të qytetit për atë kohë. Këto ndërtime u promovuan nga bankierët dhe tregtarët të qytetit të asaj kohe. Arkitektura fjorentine është specifikisht e karakterizuar nga parimet të arkitekturës rilindore të shekullit të XV., të cilat fituan rëndësi larg qytetit. Në vitin 1982 qyteti i vjetër i Firencës u bë trashëgim botëror i UNESCO-së.
    Piazza della SignoriaQendra e qytetit të vjetër është Piazza della Signoria (Sheshi i zotërisë). Në këtë vend para Palazzo Vecchio fillimisht u ngrit statuja e Davidit nga Michelangelo Buonarroti, e cila u zhvendos nga një kopje në Accademia delle Arti del Disegno.
    Ponte Vecchio
    E vetmja urë që e mbijetoi Luftën e Dytë Botërore është Ponte Vecchio (Ura e Vjetër). E ndërtuar për herë të parë nga Etruskët ura lidhGalleria degli Uffizi me pallatin e Medici. Sipër urës në anet të saj gjenden sot bizhuteri të shumta.
    Kisha
    Qendra e kishave fjorentine është katedralja romako-gotike Santa Maria del Fiore me kupolën e famshme të Filippo Brunelleschi. Kompleksit katedral i ngjitet në jug kambanarja e Giotto di Bondone dhe në perëndim pagëzimorja e San Giovanni.
    Pallate
    Palazzo Pitti mban sot në brendësitë të saj koleksionin privat të familjës Medici dhe gjendet në front të Piazza della Signoria në anën tjetër të Arnos. Ngjitur pallatit janë kopshtet Boboli me skulptura të shumta.
    Muze
    Galleria degli Uffizi në mesjetë përdorej si ndërtesë administrative e Dukatit të madh të Toskanës dhe përmban koleksionin më të famshëm në botë në artin klasik, sidomos në pikturimin italian. Galeria gjendet pranë Piazza della Signoria.

Member Vas Group

Faqja eshte duke kerkuar ne baze te kerkesave tuaja

Ju lutemi te prisni...