KUBA

Kuba

Disa nga pikat turistike te Kubes:

Havana - Nese nuk vizition Havanen ndersa je ne Kube, atehere po i ben nje padrejtesi ketij vendi. Havana eshte e mbushur plot çudi dhe nje nga vendet me te mira per te vizituar ne Kube. Keshilla jone me e mire eshte qe te beni nje turne ne kembe neper qytet. Keshtu do te degjoni dhe shihni historite dhe kulturen e mahnitshme qe jane akoma te ruajtura me fanatizem. Vendet qe nuk duhen lene pa vizituar ne Havana jane: El Capitolio, ndertesa e Kapitoleve Kombetare; Hotel Ambos Mundos, konsumoni nje kafe ne tarracen e ketij hoteli; The Malecón, sheshi dhe muri i detit; Tregu Almacenes San Jose; Castillo el Morro, nese keni kohe vizitoni edhe kete keshtjelle ne anen tjeter te portit, eshte plot histori dhe nje ikone e vertete e qytetit.

Viñales - Nje qytet i vogel por me nje ndikim te madh mbi pjesen tjeter te vendit, Vinales eshte vendi ku prodhohet duhani me i mire per markat me te medha te purove. Cohiba, Montecristo, Cuaba, te gjithe perdorin gjethet e kultivuara ne kete lugine. Vendet qe nuk duhen lene pa vizituar ne Viñales: Klubi i kercimeve kubaneeze; Ecni neper fushat e duhanit; Ferma organike; Konsumoni nje dreke ne restorantin El Olivo.


Destinacionet me te vizituara:

Cienfuegos - Rreth nje ore e gjysme ne perendim pergjate bregdetit nga Gjiri i Derrave, ky qytet ne harbourside eshte plot me art, kulture dhe histori. Cienfuegos eshte i njohur si Perla e Jugut fale gjirit te saj te bukur, Bahia de Jagua. Vendet qe nuk duhen lene pa vizituar ne Cienfuegos: Te konsumoni nje darke ne El Tranvia; Sheshi i armeve dhe monumenti i heroit kuban José Martí; Galerite e artit qe ndodhen perreth sheshit te armeve; Harku i Triumfit ne José Martí Park; Bahia de Jagua, gjiri qe e ben Cienfuegos perlen e Jugut.

Trinidad - Perveç Havanes, Trinidadi eshte qyteti me historik ne Kube. Njelloj si Havana, seksioni i Qytetit te Vjeter eshte trashegimia e UNESKO-s (si Monument Boteror), por ndryshe nga Havana, kjo pjese e qytetit eshte e arritshme vetem ne kembe ose me kuaj. Vendet qe nuk duhen lene pa vizituar ne Trinidad: Enduni rrugeve me kalldrem te Qytetit te Vjeter; Vizitoni Museo Romántico perballe Plaza Mayor, ja vlen ta paguani tarifen e hyrjes per te pare ate pamje te qytetit; Casa de la Musica, bare dhe lokale per pije gjate dites dhe muzike e vallezim gjate nates; Vizitoni plazhin e Playa Ancon gjate perendimit; Disko Ayalu, nje klub nate i ndodhur ne nje shpelle gjigante.

Vleresime Turistesh

  • Kjo eshte hera e dyte qe bashkepunoj me Vas Tour, duke qene se heren e pare, per pushimet e kesaj vere ne Turqi mbeta shume e kenaqur. E njetja gje vlejti edhe per pushimet e kesaj here, prandaj rekomandoj Vas Tour.

    Aulona Musta
    - Albania

  • Jemi shume te lumtur per bashkpunimin tone te pare. Urojme te kemi te tilla udhetime te suskseshme edhe ne te ardhmen.

    Arenca
    - Albania

  • Faleminderit per krijimin e ketij projekti dhe per komunikimin e pergjegjshem qe treguat. Shpresoj te kemi bashkepunime te metejshme.

    Kristo Selenica
    - Albania

Hotele ne te gjithe boten

Zgjidhni hotelin tuaj te preferuar per te kaluar pushime te paharrueshme. Vas Tour eshte gjithmone ne dispozicionin tuaj duke ofruar nje game te gjere hotelesh dhe cmimesh.

Relax ne destinacione plazhi

Zgjidhni hotelin tuaj te preferuar per te kaluar pushime te paharrueshme. Vas Tour eshte gjithmone ne dispozicionin tuaj duke ofruar nje game te gjere hotelesh dhe cmimesh.

Aktivitete Sportive

Zgjidhni hotelin tuaj te preferuar per te kaluar pushime te paharrueshme. Vas Tour eshte gjithmone ne dispozicionin tuaj duke ofruar nje game te gjere hotelesh dhe cmimesh.

Telefono +381