TË DREJTAT DHE DETYRIMET

 

Qëllimi kryesor i faqes sonë të internetit është të iu lehtësoj kërkimin tuaj për udhëtime të ndryshme, të iu ofroj sa më shumë informacione për llojshmërinë e produkteve tona si dhe t’ju mundësojë të bëni rezervimin  e udhëtimit tuaj online.
Shfrytëzimi i shërbimeve tona, qoftë në faqen e internetit apo në çdo zyre tonën është subjekt i rregullave, kushteve, të drejtave dhe detyrimeve  si më poshtë:

 

 

Pasaporta kosovare në udhëtime:
Rregulla më thelbësore për realizimin e një udhëtimi është që pasaporta të ketë validitet (afat) më shumë se 6 (gjashtë) muaj.

 

HYRJE
Vas Tour Kosova është një operator turistik që ofron pushime dhe aktivitete të ndryshme kulturore/sportive gjatë gjithë vitit (365 ditë). Bazuar në punën ekipore, përvojën shumëvjeçare të stafit e mbi të gjitha shumë profesionale, ndërtohet produkti ynë dhe ofrohet për klientët tanë me një cilësi të lartë.

Vas Tour ndër vite ka arritur ta ndërtoj një infrastrukturë shumë mirë të organizuar. Përveç kësaj ajo ka një shtrirje të gjerë të partneritetit me bashkëpunëtorë e kompani turistikë gjithandej Kosovës. Produktet tona tejkalojnë kufijtë e vendit tonë, ato përveç që janë prezent në çdo cep të Kosovës, ato tani gjenden edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Austri, Hungari, Meksikë.

Adresat e degëve të agjencisë në Kosovë:


ALBTOURS KOSOVA, Rr.”Fehmi Agani”, nr.80, Prishtinë, 10000, Kosovë. Tel: +383 38 550555

 

KONTRATE E PËRGJITHSHME ME KLIENTIN

1.BAZA LIGJORE
Ligji nr.06/L-082, date 25.02.2019, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”
Ligji nr.06/L-034, date 14.06.2018, “Për mbrojtjen e Konsumatorëve”
Ligji nr. 04/L-176, date 10.05.2013, “Për Turizmin”

2.FUSHA E ZBATIMIT
Në bazë të kësaj kontrate rregullohen marrëdhëniet për turet ose paketat e udhëtimit në mes operatorit/shitësit dhe klientit.
Kontrata është e përpiluar në mënyrë të njëjtë si për operatorin ashtu edhe për shitësin, pasi qw ky i fundit është po aq përgjegjës sa operatori për detyrimet qw përmban kontrata.

 

3.PERKUFIZIME

“Subjekt turistik” – personi fizik ose juridik i angazhuar në veprimtari turistike.
“Agjencia turistike organizatore”- agjenci turistike që organizon paketë aranzhmanin turistik dhe paketa udhëtimesh qoftë drejtpërdrejtë, qoftë përmes ndërmjetësuesve/agjentëve të saj;
“Agjencia turistike ndërmjetësuese” - agjenci turistike që shet ose blen paketë aranzhmanin që ka përpiluar organizatori i udhëtimit ose që ofron shërbime të tjera ndërmjetësimi të përcaktuara me këtë ligj;
“Kontratë”-është marrëveshja e lidhur ndërmjet operatorit dhe klientit në të cilën ky i fundit ka për detyrë të paguajë çmime të caktuar paralelisht me paketën e udhëtimit që i është ofruar nga pala organizative.
“Turizëm” – veprimtari e personave që udhëtojnë dhe qëndrojnë në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm për jo më shumë se një (1) vit radhazi për argëtim, punë dhe qëllime të tjera, që nuk lidhen me ushtrimin e ndonjë veprimtarie;
Turist – vizitorë udhëtimi i të cilit përfshin një qëndrim gjatë natës.
Hoteli - objekti që ka jo më pak se gjashtë (6) dhoma për akomodim duke përfshirë ushqimin dhe fjetjen.
Rimbursim”- Mjetet financiare që agjencia është e detyruar t’i ktheje klientit në rast të mos-zbatimit të plotë të marrëveshjes.

 

4. AGJENCIA
4.1 Detyrimet e agjencisë

4.1.1. Stafi i agjencisë është i detyruar, që brenda orarit zyrtar t’i shpjegoje dhe t’iu përgjigjet të gjitha paqartësive apo pyetjeve që mund të kenë klientët.
4.1.2. Stafi i agjencisë është i detyruar që t’i njoftoj klientët, qoftë me shkrim ose ndonjë forme tjetër, për kërkesat e zbatueshme për vizat dhe pasaportat, sidomos, për afatet kohore për t’u pajisur me to, si dhe për sigurimet shëndetësore, gjatë udhëtimit dhe qëndrimit tuaj.
- Njëra ndër rregullat me thelbësore për realizimin e një udhëtimi është që pasaporta të ketë validitet (afat) më shumë se 6 (gjashtë) muaj.
-Pajisja me vizë- Në rastet kur agjencia organizon ture në destinacionet ku viza është e domosdoshme, agjencia do të lehtësojë procesin e aplikimit duke i kompletuar dokumentet e nevojshme dhe duke bërë procedimin e tyre në Ambasadat përkatëse. Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi nëse nuk aprovohet viza. Klienti njoftohet paraprakisht edhe për shpenzimet shtesë të aplikimit për vizë, në rast se këto nuk janë të përfshira në  çmimin promovues.
- Sigurimi i shëndetit në udhëtim- Ky shërbim nuk është i përfshirë në çmimin e turit apo paketës turistike. Agjenti do të njoftoj klientin për rendësin e sigurimit i cili mbulon shpenzimet, ne rast aksidenti apo sëmundje.
4.1.3. Stafi i agjencisë është i detyruar, që të sqaroj dhe të mirë informoj klientët në lidhje me rezervimin e tij/saj, si dhe për dokumentet e nevojshme që duhet t’i sjellë në agjenci.
4.1.4 VAS TOUR deklaron se është përgjegjës për çdo ofertë të reklamuar në faqen online ëëë.vas-rks.com, rrjetet sociale, broshurat dhe katalogët e Kompanisë.
4.1.5. Agjencia nuk është përgjegjëse për dëmtimin ose humbjen e bagazhit apo gjësendeve personale në avion, aeroport, port, anije, mjet udhëtimi ose në hotel.

 

4.2 Informacion paraprak
4.2.1
Stafi i agjencisë është i detyruar t’i njoftoi klientët për emrin, adresën dhe numrin emergjent të përfaqësuesit tonë.
4.2.2 Stafi i agjencisë detyrohet t’ju informojë edhe për shoqërimin e grupeve me cicëron shqiptar dhe profesional, të cilët ofrojnë asistencë gjatë gjithë kohëzgjatjes se turit.

 

4.3 Anulimet
4.3.1.
Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të anulimit të udhëtimit për arsye të shkaqeve natyrore, rreziqeve epidemiologjike, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo fatkeqësi që mund të rezultojë nga arsyet e lartpërmendura.
4.3.2. Agjencia ka të drejtë të bëjë anulimin e turit në rast se nuk është përmbushur numri minimal i pjesëmarrësve, i cili është parashikuar për organizimin e paketës. Varësisht nga destinacion dhe periudha e vitit kur promovohet turi ose paketa turistike, bëhet edhe caktimi apo parashikimi i numrit minimal të pjesëmarrësve.
Në rast të ndryshimit të datës apo edhe anulimit në tërësi të turit, klienti do të lajmërohet 15 ditë para nisjes së udhëtimit dhe do te rimbursohet plotësisht.
4.3.3. Në rast se agjencia anulon turin para datës së nisjes, klienti ka të drejtë të zgjedh si në vijim:
-Ofrimin e një pakete të ngjashme, ose të një cilësie më të lartë,
-Ofrimin e një pakete të ngjashme, ose të një cilësie më të ultë,
-Kthimin e  të gjitha mjeteve financiare të parapaguara.
4.3.4. Nëse klienti njofton për anulimin e rezervimit 25 ditë para nga data e nisjes, atëherë ai/ajo nuk do të ngarkohet me ndonjë pagesë shtesë dhe do t’i rimbursohet në total shuma e parapaguar.

 

4.4 Të drejtat e agjencisë
4.4.1.
Agjencia ka të drejtë të pranoj pagesën nga klienti, sipas marrëveshjes në mes dy palëve.
4.4.2. Në rast se agjencia nuk pranon pagesën në afatin e caktuar kohor, atëherë ka të drejtë të plotë të bëjë anulimin e rezervimit.
4.4.3. Nëse klienti anulon rezervimin e tij të parapaguar, është e drejtë e Agjencisë që të mbajë nga shuma e paguar komisionet bankare apo edhe ndonjë shpenzim tjetër që është bërë për rezervimin e klientit.

 

5.KLIENTI
5.1 Të drejtat e klientit
5.1.1
Klienti ka të drejtë të kërkoj sqarime apo edhe informacione të detajuara për çdo ofertë që është promovuar nga agjencia.
5.1.2. Klienti ka të drejtë të anuloj rezervimin e tij/saj dhe të kërkoj rimbursim të plotë, në rast se agjencia nuk ka arritur të konfirmoj tek operatoret global kërkesën dhe detajet fillestare të klientit.

 

5.2 Detyrime të klientit
5.2.1.
Klienti është i detyruar të përfundojë pagesën në bazë të marrëveshjes që ka bërë me agjencinë.
5.2.2. Klienti është i detyruar të arrijë me kohë në vendin dhe datën e nisjes.
5.2.3. Njëra ndër detyrat themelore e klientit është që të sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe sipas ligjeve e normave etike të vend destinacionit ku planifikon udhëtimit. Në rast të ndonjë dëmi gjatë periudhës së udhëtimit, klienti është i detyruar që t’i mbuloj këto shpenzime në mënyrë vetanake.

 

6. ÇMIMET
6.1. Çmimet promocionale në faqen online të internetit apo rrjetet sociale, ose çmimi që është marr nga stafi i ndonjërës agjenci, është çmimi përfundimtar i paketës turistike.
6.2. Agjencia nuk është përgjegjëse në rast të ndryshimit të çmimit momental nga hoteli apo operatori, për arsye të kërkesës së lartë në mes të sezonit; shtimin e ndonjë takse të paplanifikuar më herët apo ndonjë detyrimi tjetër që vendoset nga destinacioni vendas.
6.3. Klienti duhet të përfundoi pagesën qysh në momentin e rezervimit. Mirëpo, klienti në bazë të marrëveshje eventuale me agjencinë, mund të ndajë pagesën në dy pjesë, si rrjedhim 50% e pagesës bëhet ditën e rezervimit dhe 50% e pjesës së mbetur përfundohet jo më larg se 14 ditë para udhëtimit.
6.4. Klienti mund të përfundoj pagesën me para në dorë (cash) në zyrat e shitjes ose agjencive partnere; apo me anë të kartës së kreditit Visa ose Mastercard; dhe me anë të transfertës bankare në llogarinë e agjencisë.
6.5. Në rastin e pagesave me kartë krediti, komisioni paguhet nga agjencia. Në të kundërtën, nëse pagesa behet me kartë në zyrë, atëherë klienti ngarkohet për pagesën e komisionit në varësi të bankës. Kurse, për pagesën me para në dorë, nuk ka ndonjë komision shtesë për t’u paguar nga palët.



7.ANKESAT
7.1.
Konsumatori ka të drejtë të plotë të bëjë ankesë tek operatori ose agjencia, për çdo shkelje  eventuale të të drejtave të tij/saj, brenda afatit prej 10 ditësh nga përfundimi i udhëtimit.
7.2.Operatori apo agjencia ka për detyrë që të shqyrtoj ankesat e klientit dhe të kthejë një përgjigje brenda afatit prej 20 ditësh nga pranimi i ankesës.