PYETJE NGA KLIENTET

 

Çfarë ndodh nëse anuloj rezervimin në Vas Tour?

Klienti ka të drejtë të anulojë ose të kërkojë për ndryshime në shërbimin parapaguar. Por si rrjedhojë ky i fundit mund të ngarkohet me pagesë shtesë për këto ndryshime sipas politikave të  ofertuesit. Kjo vjen në konsideratë vetëm atëherë pasi të kaloje koha e skadencës për mundësinë e anulimit, për të cilën mundësi njoftohet klienti në momentin e rezervimit.

Po ashtu, nëse klienti nuk paraqitet në hotel, apo nuk njofton për anulimin eventual apo ndryshim të rezervimit të tij/saj para afatit të fundit sipas politikës së anulimit, do të ngarkohet me koston e plotë të natës së parë ose me një kosto tjetër e cila bazohet në politikat praktikuese të hotelit apo kompanisë që ofron shërbimin.

 

 

Kur kam të drejtë të marr rimbursim nga VAS Tour?

Politikat e zbatuara në rast të rimbursimit të shërbimit të anuluar mund t’i gjeni si në vijim:

 

Nëse klienti vërteton që anulimi apo mos qëndrimi në hotel deri në ditën e fundit është bërë në kohë dhe ne përputhje me politikat e hotelit, ne do t’ju rimbursojme shumën e shfrytëzimit të paperdorur (këtu klienti do të ngarkohet me kosoton e transaksionit).

  1. Gjatë momentit kur klienti përfundon rezervimin, ai/ajo njoftohet që rimbursimi nëpërmes kartës së kreditit behet i plote (pa ndonjë komision shtese), në përputhje me të gjitha politikat e anulimit të VAS TOUR.
  2.  Për të gjitha format e tjera të pagesës, do mbahen komisionet e transaksionit apo ato bankare.
     
  3. VAS TOUR nuk është përgjegjëse në rast të anulimit të udhëtimit për arsye të shkaqeve natyrore, rreziqeve epidemiologjike, protestave popullore ose shpalljeve të gjendjes së luftës në destinacionin e përzgjedhur nga klienti si dhe për çdo fatkeqësi që mund të rezultojë nga arsyet e lartpërmendura. Zgjidhja do te rezultohet nga marrëveshja ne mes te agjencionit dhe klientit.
     
  4. Agjencioni ka të drejte të bëjë anulimin e turit në rast se nuk është përmbushur numri minimal i pjesëmarrësve, i paraparë për organizimin e paketës. Varësisht nga destinacioni dhe periudha e vitit kur promovohet turi ose paketa turistike, behet edhe caktimi apo parashikimi i numrit minimal te pjesëmarrësve.

Në rast të ndryshimit të datës, apo anulimit në tërësi të turit, klienti do të njoftohet 15 ditë para nisjes së udhëtimit dhe do të rimbursohet plotësisht.

 

Deri ne çfarë periudhe kohore mundem të anuloj  rezervimin e parapaguar në Vas Tour?

Politikat e zbatuara për periudhat kohore për të cilat klienti mund të kërkoj anulimin e shërbimit janë si me poshtë:

 

  1. Nëse klienti kërkon anulimin e rezervimit të parapaguar 21 (njëzetë e një) ditë ose më shumë para udhëtimit, atëherë këtij të fundit i kthehet shuma e plotë e rezervimit në emër të agjencionit. Nëse para anulimit është bërë ndonjë shpenzim, kjo tarife do t’i ngarkohet dhe do te zbritet nga shuma totale e kthimit të klientit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
  2. Nëse klienti kërkon anulimin e rezervimit të parapaguar 10 (dhjetë) deri 20 (njëzetë) ditë para udhëtimit, atëherë këtij të fundit i kthehet 50% e shumës totale të rezervimit. Nëse para anulimit është bërë ndonjë shpenzim, kjo kosoto do t’i ngarkohet dhe do te zbritet nga shuma totale e klientit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.
  3. Nëse klienti kërkon anulimin e rezervimit të parapaguar 4 (katër) deri 9 (nëntë) ditë para udhëtimit, atëherë këtij të fundit i kthehet 30% e shumës totale të rezervimit. Nëse para anulimit është bërë ndonjë shpenzim, kjo tarife do t’i ngarkohet dhe do te zbritet nga shuma totale e kthimit të klientit. Shpenzimet përfshijnë edhe komisionin bankar në rastin e pagesës me kartë krediti ose debiti.

 

  1. Nëse klienti kërkon anulimin e rezervimit ta parapaguar në më pak se 3 (tre) ditë para udhëtimit, në këto rrethana klienti nuk ka të drejtë të kërkoj rimbursim nga agjencioni.
  2. Nëse klienti nuk paraqitet ose nuk realizon udhëtimin pa ndonjë informatë paraprake të agjencionit, atëherë ky i fundit nuk ka të drejtë të kërkoj rimbursim nga agjencioni.