RRETH NESH

Vas Tour Kosova është një operator turistik që ofron pushime dhe aktivitete të ndryshme kulturore/sportive gjatë gjithë vitit (365 ditë). Bazuar në punën ekipore, përvojën shumëvjeçare të stafit e mbi të gjitha shumë profesionale, ndërtohet produkti ynë dhe ofrohet për klientët tanë me një cilësi të lartë.

Organizimi

Vas Tour ndër vite ka arritur ta ndërtoj një infrastrukturë shumë mirë të organizuar. Përveç kësaj ajo ka një shtrirje të gjerë të  partneritetit  me  bashkëpunëtorë  e kompani turistikë gjithandej Kosovës. Produktet tona tejkalojnë kufijtë e vendit tonë, ato përveç që janë prezent në çdo cep të Kosovës, ato tani gjenden edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Austri, Hungari, Meksikë.

 

Shërbimet tona

Shërbimet tonë të shumta tani veç kanë mbuluar thuajse çdo kërkesë të klientëve tanë. Ja disa si më poshtë;

  • Rezervimi i biletave,
  • Rezervimi i hoteleve kudo në botë,
  • Pushime verore në Antalja, Egjipt e më gjerë,
  • Paketa të ndryshme turistike në resortet tropikale,
  • Paketa turistike në vendet malore piktoreske,
  • Pushime termale në SPA dhe banja të ndryshme,
  • Udhëtime me Krociera (Anije)- Cruise,
  • Organizime dhe aktivitete të ndryshme për të gjitha ngjarjet sportive,
  • Organizime të seminareve, konferencave dhe punëtorive të ndryshme për të gjitha Institucionet dhe Korporatat,
  • Transfere (Aeroport-Hotel dhe anasjelltas),
  • Guida profesionale,
  • Vetura me qera,
  • Shërbime VIP 

Te gjitha shërbimet tona mund t’i shfletoni edhe në katalogët vjetor të Vas Tour.

Resortet e Skive

Një ndër produktet më atraktive dhe shumë të kërkuara të Vas Tour është shërbimi për destinacionet e skijimit  në vende si Alpet Austriake, Zvicrane, Franceze, por edhe resortet  këtu në rajon si në Bansko, Borovets, Kodra e Diellit (Popova Sapka), Kolasin, Mavrove, Razlog, Pamporovo Sandanski. Me ne  pushimet e juaja dimërore mund të shndërrohen të  paharruara, komode dhe mbresëlënëse.

 

Udhëtime me Krocier/Anije-Cruise

Llojshmëria e shërbimeve dhe produkteve tona është një ndër synimet tona. Ndër produktet tona të veçanta janë udhëtimet me anije të ofruara nga Costa Crociera dhe MSC Cruise, operatorë të cilët shquhen për shërbime tejet efikase dhe profesionale në zonën e Mesdheut dhe më gjerë.