POLITIKAT E PRIVATËSISË

 

Vas Tour Kosova me qëllim për t’ju ofruar një shërbim sa më efikas në faqen zyrtare tonë në internet www.vas-rks.com, kërkon që klientët apo përdoruesit të japin disa të dhëna personale gjate procedurës së rezervimit.

Të dhënat tuaja personale grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Vas Tour duke u bazuar plotësisht me parashikimet e ligjit nr. 06/L-082, date 25.02.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të zbatohen në përputhje të plotë me parimin e respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.
Plotësimi i të dhënave tuaja personale nuk është i detyrueshëm, por është kusht thelbësor për të vazhduar me rezervimin tuaj.

Mbështetur në Ligjin Nr. 06/L-082, date 25.02.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës“, Vas Tour Operator deklaron si me poshtë:

 

1. Përkufizimi i termave
Shprehjet e përdorura në këtë marrëveshje kanë këto kuptime:
1.1
. Agjenci- Person juridik që shet ose blen aranzhmanin që ka përpiluar organizatori i udhëtimit ose që ofron shërbime të tjera si bileta udhëtimi, mënyra te ndryshme transporti si dhe bileta për aktivitete sportive apo kulturore.

 

1.2. Cookie- Disa të dhëna që krijohen gjatë kërkimit në faqe të internetit. Gjatë çdo momenti, kur një përdorues hap faqe të ndryshme internet, shfletuesi apo faqja e kërkimit gjithnjë dërgon një cookie në serverin e përdoruesit për ta lajmëruar atë për aktivitetin e tij të mëparshëm.

 

2. Perdorimi i cookie

2.1. Përdorimi i “cookies” në faqet e internetit që i përkasin agjencive, është i domosdoshëm për funksionimin sa më të mirë të faqeve të internetit, për të lejuar përdoruesit e faqes që të bëjnë rezervime online dhe mundëson lehtësimin e përpunimit të kërkesave që kanë klientët nga ana e stafit të agjencisë.

 

2.2. Cookie përdoret gjithashtu për informacionet mbi ofertat e agjencisë dhe për të reklamuar në faqen e internetit të agjencisë.

 

3. Deklarate mbi privatësinë

3.1. Vas Tour Operator respekton rëndësinë e privatësisë së klientëve të saj. Kjo deklaratë përcakton bazën mbi të cilën mblidhen dhe përpunohen të dhënat e çdo klienti. Vas Tour Operator siguron çdo klient se të dhënat që arrijnë ne Kompaninë tonë apo që klienti nënshkruan personalisht në zyrë, janë të siguruara me anë të një sistemi të sigurtë dhe këto të dhëna përdoren vetëm ne rastet e konfirmimit të rezervimit te klientit. Këto të dhëna mirëmbahen nga persona të caktuar dhe me të drejtë të kufizuar në to. Çdo Agjent Shitje i kompanisë tonë i cili mbledhë të dhëna për klientët, ka të nënshkruar një kontratë me Kompaninë për respektimin e të dhënave personale që grumbullon gjatë punës së tij si dhe respekton disa rregulla të caktuara për kujdesin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Të dhënat e mëposhtme të klientëve mblidhen nga faqja e internetit:

a) Informacioni që ofron klienti në momentin që e përfundohet rezervimi i udhëtimit;

b) Informacioni që ofron klienti në mënyrë që të bëhet pjesë e një konkursi që reklamohet në faqen e internetit, kur plotëson një pyetësor ose kur raporton një problem;

c) Detaje të transfereve bankare që klienti kryen për të përfunduar një rezervim;

ç) Nëse klienti kontakton stafin e Agjencisë, stafi mund të ruajë adresën e e-mail.

Vas Tour Kosova përdor sisteme te teknologjisë bashkëkohore, në mënyrë që të dhënat e klientëve të jenë sa më të sigurta dhe konfidenciale, si dhe për të ndaluar qasjen në këto sisteme nga ana e personave të paautorizuar. Vendi se ku ruhen serverët dhe pajisjet e tjera, mbikëqyrën me kamera dhe mund të këtë qasje vetëm Administratori dhe Drejtori i Teknologjisë së Informacionit.

 

4. Ruajtja dhe transferimi i të dhënave

4.1. Të dhënat të cilat grumbullohen nga agjencia vetëm për qëllime rezervimi dhe të cilat janë lënë me vullnet nga subjekti i të dhënave mund të transferohen ose ruhen në një vend jashtë Zonës Ekonomike Europiane. Kjo nënkupton që këto të dhëna mund të përpunohen nga stafi i hotelerisë ose mjeteve të transportit në mënyrë që të mundësohet në mënyrë sa me efikase udhëtimi dhe qëndrimi i klientit.

4.2. Vas Tour Kosova në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat që ka nënshkruar me operuesit turistik global, do të transferojë në bazën e tyre të të dhënave informacionet e klientëve të cilët kanë rezervuar nëpërmjet faqes sonë online. Vas Tour Kosova siguron ruajtjen e të dhënave personale të klientëve të saj sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, të theksuara qartë në marrëveshjet me operuesit global.

4.3. Të gjitha të dhënat e mbledhura nga agjencia do të ruhen në mënyrë sa me konfidenciale nga serverët e Vas Tour Kosova.

4.4. Të dhënat e mbledhura nga ne mund të përdoren edhe nga agjencitë partnere me Vas Tour Kosova.

4.5. Të dhënat e mbledhura nga ne mund të përdoren për të informuar klientët mbi ofertat e ndryshme të agjencisë.

 

5.Anulimi i përpunimit të të dhënave

Në rast se klienti dëshiron që të njihet me informacionet të cilat mund të jenë mbledhur për te ose të mos përpunoje të dhënat personale për qëllime marketingu, atëherë është e drejtë e plote e tij/saj që me anë të një e-mail apo adresave tona tjera të kontaktit, të bëjë kërkesë për anulimin e përpunimit të këtyre të dhënave.

 

6.Pelqimi mbi mbrojtjen e të dhënave personale

Gjatë përdorimit të faqeve të internetit të Vas Tour Kosova, klienti jep pëlqimin e tij mbi mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga ana e agjencisë. Të dhënat e klientëve ruhen deri në një afat të caktuar kohor dhe në përputhje të plotë me ligjin në fuqi për “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Nëse keni ndonjë kërkesë, paqartësi, vërejtje apo pyetje në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Vas Tour Kosova, atëherë luteni të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:
Personi Përgjegjës për Privatësinë: “ Vas Tour Kosova”, Rr.Imzot Nike Prelaj, Ulpianë, Prishtinë, Kosovë.